Para Udhëtimit
Para udhëtimit – Informacione të rëndësishme për pasagjerët që udhëtojnë me GP-Aviation
Check-In dhe paraqitja në aeroport
Pasagjerëve që udhëtojnë me GP-Aviation u rekomandohet të paraqiten në aeroport të paktën tre (3) orë para nisjes së planifikuar.
Sportelet e check-in-it mbyllen 40 minuta para fluturimit, prandaj vonesat mund të rezultojnë në humbjen e fluturimit.
Dokumentet e udhëtimit
Pasagjerët mbajnë përgjegjësi të plotë për dokumentet e tyre të udhëtimit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të vlefshme dhe në përputhje me kërkesat e vendit të destinacionit, si dhe me rregulloret e kompanisë Kosova Fly.
Kosova Fly këshillon që të gjithë pasagjerët të kenë me vete pasaportë të vlefshme, si dhe vizë në rastet kur kërkohet.
Çdo penalizim financiar apo shpenzim që rrjedh nga mungesa e dokumentacionit të nevojshëm bie mbi përgjegjësinë e pasagjerit.
Fëmijët dhe udhëtimet pa shoqërues
Udhëtimi i fëmijëve pa prindër apo kujdestar është subjekt i rregullave ndërkombëtare për pasagjerët e mitur të pashoqëruar (Unaccompanied Minors – UM).
Rezervimi online nuk është i mundur për fëmijët e pashoqëruar.
Rezervimi duhet të bëhet nga prindërit ose kujdestari që do të presë fëmijën në destinacion.
Dokumentet përkatëse duhet të jenë të përgatitura paraprakisht.
Për një udhëtim të qetë dhe të sigurt, prindërit këshillohen të përgatisin fëmijën dhe dokumentacionin përkatës me kujdes.
Pasagjerët me aftësi të kufizuara
GP-Aviation është e përkushtuar të ofrojë mbështetje të plotë për pasagjerët me nevoja të veçanta, si në aeroport, ashtu edhe gjatë fluturimit.
Në aeroporte ofrohen shërbime nga personel i trajnuar.
Në shumicën e aeroporteve ofrohen karroca dhe mjete ndihmëse, përfshirë shoqërues për nisje dhe mbërritje.
Në bord, janë të mundura lehtësira si heqja e mbështetëseve të krahëve për më shumë akses.
Pasagjerëve që përdorin karrocë u rekomandohet të paraqiten në sportelin e check-in-it 120 minuta para nisjes.