Agjensioni Kosova Fly

 

  • Për ne

Agjensioni Kosova Fly


Kosova Fly është zgjedhja juaj e besueshme për fluturime drejt Kosovës dhe më gjerë.

E themeluar në vitin 2000 nga Jakup Nuha, kompania është përkushtuar në ofrimin e fluturimeve të organizuara dhe efikase për bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera evropiane. Që nga fillimi, fokusi ka qenë te fluturimet direkte charter me çmime konkurruese dhe standard të lartë shërbimi.

Me seli në Düsseldorf si edhe në pika të rëndësishme në Kosovë, Kosova Fly është gjithmonë pranë pasagjerëve të saj.

Falë përkushtimit dhe besimit të klientëve, kompania ka zhvilluar bashkëpunime afatgjata me linja ajrore të njohura si Bel Air, Germania, Eurowings, TUI Fly, Orange2Fly dhe së fundmi GP Aviation. Këto partneritete kanë ndihmuar në zgjerimin e rrjetit të fluturimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.

Përveç fluturimeve drejt vendeve shqipfolëse, Kosova Fly ofron edhe aranzhmane turistike sezonale në destinacione si Turqia, Egjipti dhe Dubai, duke ofruar çmime të përballueshme dhe akomodim në hotele cilësore.

Besimi i mijëra klientëve që udhëtojnë çdo vit me ne është tregues i qartë i angazhimit dhe qëndrueshmërisë sonë në treg. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim të thjeshtë, të besueshëm dhe të përshtatur me nevojat e çdo udhëtari.

Kosova Fly – në nivelin që ju prisni.