Bagazhi
Informacion mbi Bagazhin – Udhëtoni të përgatitur me GP Aviation
Rregullat për bagazhin mund të ndryshojnë në varësi të kompanisë ajrore, ndaj ju kujtojmë se zbatohen rregullat e GP Aviation, nëse fluturimi juaj kryhet nga kjo kompani. Ju lutemi që, për sigurinë dhe rehatinë tuaj, të respektoni udhëzimet për bagazhin dorë dhe atë të dorëzuar në sportel.
Bagazhi i Dorëzuar në Sportel
Pesha e lejuar:
Çdo pasagjer mbi moshën 2 vjeç ka të drejtë të marrë me vete një bagazh deri në 20 kg pa pagesë shtesë.
Kujdes:
Bagazhet që peshojnë më shumë se 32 kg nuk pranohen për transport. Rekomandojmë që çdo njësi bagazhi të mos e kalojë këtë kufi.
Tarifat për tejkalimin e peshës ose numrit të bagazheve:
-
10 € për çdo kilogram mbi kufirin e lejuar (20 kg).
-
75 € për çdo çantë shtesë deri në 20 kg.
-
30 € për çantën e dytë, nëse pesha totale nuk e kalon 20 kg por bagazhi ndahet në dy njësi.
Bagazhi i kabines
Lejohet vetëm një çantë dore për pasagjer, me peshë maksimale 6 kg dhe përmasat që nuk duhet të kalojnë 55 cm x 40 cm x 20 cm.
Këshillojmë që dokumentet, objektet me vlerë dhe ilaçet të mbahen gjithmonë në bagazhin dorë.
Shërbime shtesë dhe tarifa për udhëtime të veçanta
-
Fëmijët që udhëtojnë pa shoqërim (UM): 50 €
-
Transporti i kafshëve të vogla (deri në 6 kg): 50 €
Dëmtime, vonesa ose humbje bagazhi
Çdo kërkesë për dëmtim apo humbje të bagazhit duhet bërë me shkrim direkt tek GP Aviation Ltd, kompania që kryen fluturimin. Ju kujtojmë se raporti i dëmtimit i bërë në aeroport apo tek Kosova Fly nuk e zëvendëson njoftimin zyrtar që duhet bërë në kohë dhe në formën e duhur tek kompania ajrore.
Nëse keni pyetje apo nevojë për ndihmë rreth bagazhit tuaj, ekipi ynë është këtu për t'ju ndihmuar! Udhëtimi juaj i qetë dhe pa stres është prioriteti ynë.