Agjensioni Kosova Fly

 

  • Për ne

Agjensioni Kosova Fly


Që prej vitit 2000,kur edhe është themeluar nga Jakup Nuha, Agjensioni turistik “Kosova Fly” i është përkushtuar shërbimit për bashkëatdhetarët nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, duke iu garantuar fluturime dhe aranzhmane me cmimet më të volitshme dhe shërbimet më cilësore në treg, për në vendlindje apo edhe vende të tjera.

Kosova Fly ka lindur nga shqiptarët në Düsseldorf dhe që nga viti 2005 operon edhe në Stuttgart, München, Hamburg, Zürich etj, dhe në pikat në qendrat kryesore në Kosovë.

Profesionalizmi dhe shërbimet cilësore kanë bërë që Kosova Fly në vitin 2012 dhe 2013 të nis bashkëpunime edhe me kompani të tjera ajrore si: Bel Air, Germania, Eurowings Tui Fly, Orange2Fly, etj.

Vazhdimësia e punës për dekada tashmë, është treguesi i punës profesionale dhe përkushtimit të pandalshëm që Kosova Fly ka në ofrimin e fluturimeve me shëbrimet më profesionale drejt vendeve shqipfolëse dhe anasjelltas. Por shërbimet për diasporën shqiptare nuk janë të vetme që Kosova Fly ofron. Për cdo sezonë, kompania jonë organizon aranzhmane turistike për në vendet si: Turqi, Egjipt, Dubai etj, duke ofruar komoditet dhe cmime tejet të volitshme në hotelet më luksoze të këtyre vendeve.

Numri i madh i pasagjerëve që udhëtojnë ndër vite me Kosova Fly, dhe besnikëria e tyre obligon dhe garanton komoditetin dhe cilësinë e fluturimeve tona. Komoditet dhe rehati për secilin udhtarë që zgjedh fluturimin me Kosova Fly.

Andaj mos hezitoni të bëni rezervimet tuaja, për një fluturim përmes së cilit përjetoni vendlindjen tuaj.